Lajme

Olena: I kërkova babait të largohet nga Kharkivi mirëpo ai refuzoi

Foto:BBC

Në shumë vende të botës janë duke u zhvilluar protesta kundër agresionit rusë në Ukrainë. Në Britaninë e Madhe poashtu janë zhvilluar protesta ku kërkohet ndërprerja e luftimeve.

Olena Shackell deklaron se familja e saj gjendet në qytetin Kharkiv i cili është përfshirë nga luftimet.

Ajo deklaron se babai i saj (68 vjeçar) i cili punon në një qendër për fëmijët me aftësi të kufizuar ka refuzuar që të largohet nga qyteti. 

 Thotë se babai i saj dhe 50 fëmijë të tjerë kanë mbetur të ngujuar në këtë qytet.

“Dy nga fëmijët nuk kanë maska të oksigjenit. Tash e 4 ditë është ndërprerë edhe energjia elektrike. Kam kërkuar nga babai që të largohet nga qyteti dhe të shpëtoj jetën e tij mirëpo ka refuzuar që të bëjë një gjë të tillë ngase nuk dëshiron që t’i lë fëmijët dhe kolegët”, ka thënë ajo.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e dhjetë dhe se nuk ka shenja se do të arrihet një marrëveshje paqësore ndërmjet Qeverisë së Ukrainës dhe Federatës Ruse.  Është paralajmëruar mundësia e mbajtjes së një takimi në Turqi ndërmjet palëve./Shqip.com