OKB me raport: 2 mijë fëmijë të rekrutuar në Jemen vdiqën në fushëbeteja

Në një raport të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara thuhet se gati dy mijë fëmijë të rekrutuar nga rebelët në Jemen, vdiqën në fushëbetejë mes janarit 2020 dhe majit 2021, transmeton Shqip.com.
Sipas raportit, rebelët e mbështetur nga Irani vazhdojnë të mbajnë kampe dhe kurse, duke i inkurajuar të rinjtë të luftojnë, raporton ABC News.
Në këtë raport të shpërndarë të shtunën, ekspertët kanë thënë se hetuan disa kampe verore dhe një xhami ku liderët shpërndanin ideologjinë e tyre dhe kërkuan të rekrutonin fëmijë që luftonin në luftën 7-vjeçare me Qeverinë e Jemenit.
“Fëmijët udhëzohen të thërrasin sloganin Houthi “vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, mallkim hebrenjtë, fitore Islamit. Në një kamp, fëmijëve të moshës 7 vjeç u mësuan të pastrojnë armët dhe t’i shmangen raketave”, thanë ekspertët.
Paneli i ekspertëve ka bërë të ditur se ka marrë një listë më një mijë e 406 fëmijë të rekrurutar nga Houthis e të cilët vdiqën në fushën e betejës mes janarit dhe majit 2021.
Ata ishin të moshës nga 10 deri në 17 vjeç dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre u vranë në Amran, Dhamar, Hajjah, Hodeida, Ibb, Saada dhe Sanaa./SHQIP.com