OKB: 144 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, 43 janë fëmijë

Që nga 7 tetori, të paktën 136 palestinezë, duke përfshirë 43 fëmijë, janë vrarë në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite; dhe tetë, duke përfshirë një fëmijë, nga kolonët izraelitë.
Këtë e bën të ditur OKB-ja.
“Numri i palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori përfaqëson më shumë se një të tretën e të gjitha viktimave palestineze në Bregun Perëndimor në vitin 2023 (383)”, tha agjencia e OKB-së OCHA.
Gati 50 për qind e këtyre viktimave ndodhën gjatë përleshjeve pas operacioneve izraelite të kërkimit dhe arrestimit, kryesisht në provincat Jenin dhe Tulkarem.
Rreth 35% ishin në kuadër të demonstratave të solidaritetit me Gazën. Shumica e 10% të mbetur u vranë ndërsa dyshohet se sulmonin forcat izraelite ose kolonët dhe gjatë sulmeve të kolonëve ndaj palestinezëve.
Që nga 7 tetori, forcat izraelite kanë plagosur 2,300 palestinezë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë të paktën 241 fëmijë, tha agjencia e OKB-së.
/Shqip.com