Sport Shqiptar

Odise Roshi bëhet asistuesi më i mirë në historinë e kuqezinjëve

Sulmuesi shqiptar bëhet asistuesi më i mirë në historinë e kuqzinjëve

Odise Roshi është bërë asistuesi më i mirë në histori të Kombëtares Shqiptare.

30 vjeçari, në ndeshjen që Shqipëria e zhvilloi të mërkurën ndaj San Marinos arriti të realizonte tre asistime, duke arritur gjithsej kuotën e 15 asistimeve, shkruan Shqip.com.

Pas rezultatit pozittiv dhe këtij suksesi individual, Roshi është shprehur tejet i lumtur dhe kënaqur me vetën dhe shokët e skuadrës.

“Jemi shumë mirë, kemi skuadër të mirë, jemi të gëzuar për këto 6 pikë në këto tre ndeshje. Shpresonim më shumë sepse nuk e meritonim humbjen në Poloni”, tha ndër të tjera shtatëgjati.

Aktualisht, Roshi është pjesë e ekipit turk Bulospor, kurse në të kaluarën kishte luajtur në skuadra të ndryshme si Rijekas, Koln dhe Frankfurt./Shqip.com