OBSH miraton vaksinën indiane anti-COVID’19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar të mërkurën përdorimin urgjent të vaksinës indiane kundër COVID’19, transmeton Shqip.com.
Përmes postimit në Twitter, OBSH ka njoftuar se vaksina e cila është prodhuar nga “Bharat Biotech”, është vaksina e shtatë anti-COVID’19.
“Grupi Këshillimor Teknik ka përcaktuar se vaksina Covaxin plotëson standardet e OBSH-së për mbrojtjen kundër COVID-19, se përfitimet e vaksinës janë shumë më të mëdha se rreziqet dhe se vaksina mund të përdoret”, thuhet në postimin e OBSH-së.
🆕 WHO has granted emergency use listing (EUL) to #COVAXIN® (developed by Bharat Biotech), adding to a growing portfolio of vaccines validated by WHO for the prevention of #COVID19. pic.twitter.com/dp2A1knGtT
— World Health Organization (WHO) (@WHO) November 3, 2021
Sipas ekspertëve, rekomandohet që vaksina të përdoret në dy doza me një distancë kohore prej katër javësh, në të gjitha grupmoshat mbi 18-vjeçare.
Vaksinat tjera që janë miratuar nga OBSH kundër Coronavirusit janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe kineze Sinovac Biotech dhe Sinopharm./SHQIP.com