Lajme Botë

OBSH-ja: Vaksina kundër lisë së majmunëve nuk është magji

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar pas marrjes së vaksinës kundër lisë së majmunëve nuk duhet të priten efekte magjike.

“Ne e kemi ditur nga fillimi se kjo vaksinë nuk është ilaç magjik, që nuk do të përmbushte të gjitha pritshmëritë që ekzistojnë”, ka thënë Rosamund Lewis, eksperte për linë e majmunëve në OBSH.

Sipas OBSH-së vaksina nuk është 100 për qind efektive as pas ekspozimit ndaj virusit, as si masë parandaluese.

Kjo pasi që ka raportime për infektime edhe pas imunizimit, raporton REL.

OBSH -ja

Kujtojmë se në qershor të këtij vit nga Klinika Infektive ishte lajmëruar një rast i dyshimtë nga ky virus, por pas analizave të kthyera nga Holanda ka rezultuar negative.

Lia e majmunëve zakonisht raportohet në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë, kokë dhimbje, dhimbje të shpinës dhe muskujve.

Ndërkohë mund të dalin puçrra në fytyrë dhe trup.

Ato mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha./Shqip.com