O’Brien paralajmëron Kurtin: Ndërpriti veprimet e pakoordinuara, ndikojnë negativisht në partneritetin tonë
Ndihmëssekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të koordinohet me ndërkombëtarët, teksa vendimet e këtij të fundit të cilat janë kritikuar shumë nga bashkësia ndërkombëtare i ka quajtur provokuese.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërpresë “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.
“Siç e bënë të qartë deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës… I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka thënë O’Brien në llogarinë e tij në X.
/Shqip.com