Lajme

Nxënësi i klasës së dytë e fiton vendin e parë në garat e matematikës në Dubai

Molos Gashi, nxënës i klasës së dytë, në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, e ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës që janë mbajtur në Dubai.

Lajmi u bë i ditur nga njoftimi i faqes së shkollës në rrjetin Facebook.

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, thuhet në njoftim.

Garat janë organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION, ku kanë marrë pjesë 44 shtete.

/Shqip.com