Sport Ndërkombëtar

Nunez – debuton me gol dhe titull

Darwin Nunez

Beteja mes dy gjigandëve në ishull ka filluar – me një fitore të Jurgen Klopp.

Pep Guardiolës nuk i kreu punë as Erling Haaland, teksa gjermanit – transferi nga Uruguai, Darwin Nunez i dhuroi titullin.

Liverpool ka triumfuar ndaj Manchester Cityt me rezultat 3-1 në kuadër të  FA Community Shield.

Golin e parë e realizoi Trent Alexander Arnold – kur po zhvillohej minuta e 21-të.

23 vjeçari e lansoi një goditje të me të djathtën – teksa topi u devijua nga Ake dhe përfundoi në rrjetë.

Por, City nuk u dorëzua lehtë.

Pas disa rasteve të krijuara në pjesën e dytë – skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola – e barazoi rezultatin.

Julián Álvarez e tundi rrjetën – kur po zhvillohej minuta e 70-të.

Për sulmuesin argjentinas – ky ishte një debutim i ëndrrave, por që nuk përfundoi me gëzim.

Kur u mendua se koha e rregullt do të përfundonte me barazim – në “skenë” doli Mohamed Salah.

“Faraoni” shënoi nga penaltia – në minutën e 83-të dhe i dhuroi epërsinë.

Teksa, në fund të takimit – gol realizoi edhe Darwin Nunez.

“Vrasësi” nga Uruguai shënoi me kokë në minutat shtesë – për të treguar se në ishull ka zbarkuar për të fituar tituj./Shqip.com