Lajme

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kur janë numëruar 4955 kuti nga 5225 në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 708 mijë vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.43% ose rreth 460 mijë vota në të gjithë vendin dhe 14 mandate në Parlament.

Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.50%, duke marrë 46165 vota dhe një mandat në Kuvend.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 271 kuti, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

/Shqip.com