Lajme

Numërohen mbi 23% e kutive të votimit, Vetëvendosja udhëheq bindshëm me mbi 55%

Numërimi i votave në Kosovë ka vijuar me ritme të shpejta, teksa raportohet se deri më tani janë numëruar mbi 23% e votave në total.

Si rezultat i këtij numërimi Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, udhëheq bindshëm me mbi 55% të votave.

Në vendin e dytë renditet PDK, e ndjekur nga LDK dhe AAK.

/Shqip.com