Rozë

“Nuk të ka hije hiç”, nëna e Yll Limanit i kërkon ta heq urgjentisht këtë foto

Këngëtari Yll Limani

Nuk është e rrallë që fotot të cilat postojmë në rrjete sociale të mos pëlqehen nga prindërit tanë. Madje, ka raste kur ata jo vetëm që na kritikojnë, por dhe kërkojnë që urgjentisht t’i fshijmë, shkruan Shqip.com.

I tillë është edhe rasti i këngëtarit Yll Limani.

Ai së fundmi ka publikuar disa foto në profilin e tij në Instagram, ku shihet me pije në dorë dhe duke tymosur cigare.

“Mos ja dërgoni mamit tim këto foto nga nata e shkuar”, shkroi Ylli përkrah fotos së tij.

Por, nëna e tij pasi i pa këto foto i ka kërkuar që t’i largojë duke i thënë se “nuk të ka hije hiç”.

“O heke këtë foto se tmerr! Nuk të ka hije hiç. U rrëqetha. S’di kush thiu po të fotografon”, ka shkruar ajo në mesazh privat drejtuar të birit, të cilin e ka publikuar ky i fundit./SHQIP.com