Nuk ndalet furia e Asllanit dhe Interit, thyen edhe Atalantan e Gjimshitit

Ekipi zikaltër thyen me shumë lehtësi një nga ekipet më në formë në Serie A, Atalanta-n, këtë e bëri me rezultatin e thellë 4-0 duke e dërguar në plus 12 diferencën me Juve.
Me Asllanin nga minuta e parë dhe më një rotacion të ndjeshëm, Inzaghi e zgjidhi më lehtë se sa pritej këtë sfidë, sigurisht kishte edhe detajet në favor.
Me shiritin e kapitenin në krah, Gjimshiti e kishte të pamundur të ndalte furinë zikatër.
Në fakt, e krijuan iluzionin se mund ta bënim diçka të tillë teksa De Ketelaere kaloi Atalanta-n në avantazh që në minutën e 11-të, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka, me ndihmën e sistemit VAR, për prekje të topit me dorë në zonë nga Miranchuk.
Pak minuta më pas ishte portieri Carnesechi që gaboi duke i dhënë mundësinë Darmian të kalonte Inter në avantazh.
Në fundin e pjesës së parë ishte Martinez që me një ekzekutim fantastik dyfishoi shifrat.
Me fillimin e pjesës së dytë, Inter fitoi një 11-metërsh, por Martinez gaboi fillimisht nga pika e bardhë, Dimarco ndoqi mirë aksionin duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 71-të ishte Frattesi që me kokë kompletoi “pokerin” e Interit.
Mediat italiane i kushtuan faqet e para suksesit të ekipit zikaltër.
“Një Inter i mrekullueshëm”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Inter në kuotën 100”, shkruan Corriere dello Sport, duke bërë krahasime me Juven e vitit 2014 që mbylli sezonin e rregullt në kuotën e 102 pikëve, rekordi i pikëve në Serie A.
/Shqip.com