Lajme

“Nuk kam marrë lekë”, Kastriot Palushi pa agjentët e AMP-së dhe iku me vrap, merrte para për të mos hetuar kallëzimet penale

Në Agjencinë e Mbikëqyerjes Policore (AMP) oficeri i krimeve Kastriot Palushi kishte denoncime të shumta sa i takon veprimeve arbitrare te kryera duke keqpërdorur funksionin e tij.

Pas marrjes në dijeni AMP nisi punën për dokumentimin e ngjarjes.

Për ta provuar ekzistencën në krim, në lojë u fut dhe agjenti i infiltruar.

Sipas burimeve të siguruara kallëzimi në të cilën Palushi po kryente abuzimin kishte të bënte me një sherr mes dy personash për të cilën më pas ishin marrë vesh me njëri-tjetrin.

Po ashtu edhe nga njëra palë ishte tërhequr kallëzimi i bërë në komisariat, por efektivi kërkonte para për të mos e dërguar në prokurori.

Pasi u arrit komunikimi me të vendtakimi ishte në një ambient lokali në zonën e Surrelit aty ku Kastriot Palushi mori një shumë prej 50 mijë lekësh të reja.

Sapo ka parë efektivët e AMP-së Palushi ka lënë makinë ‘’Honday’’ dhe është larguar në këmbë, por pa shumë rezultat.

Në momentin e arrestimit ai është shprehur se s’ka bërë gjë dhe se nuk ka asnjë lek, por që tjetër rezultoi në makinën e tij ku u gjetën prerjet e parave me numrin e serisë për të cilën ishin dokumentuar më herët nga AMP.

/Shqip.com