Sport Shqiptar

Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pa gola derbi i kësaj xhiro në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina u ndal nga Drita në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:0.

Në pjesën e parë nuk pati raste shënimi, me Kreshnik Ukën që pati rastin më të mirë.

Edhe në pjesën e dytë rastet ishin të pakta dhe asnjëra skuadër nuk arriti të shfrytëzoj rastet.

Drita kryeson tabelën e Superligës me 17 pikë, derisa Prishtina është e katërta me 11 pikë.

Prishtina deri më tani ka tri fitore, tri barazime e dy humbje, kurse Drita ka pesë fitore e tri barazime./Shqip.com