Nuk i bëhet vonë për përplasjet e fundit me menaxherin e VIP-ve – Nora ekspozon veshje në vlerë prej 13 mijë euro
Publikuar:
(10.06.2022 09:21:46)

Nora Istrefi dhe luksi janë të gërshetuara njëra me tjetrën.
Kjo pasi ajo njihet për jetën luksozë që bënë – duke u dalluar në gardërobë të shtrenjtë.
E një gjë e tillë është vërejtur edhe në imazhin e fundit të postuar në Instagram nga vet këngëtarja.
Sipas faqes “ShqipCloset” çmimi i veshjes se Norës ka kushtuar hiç më pak se 13 mijë euro.

Ndryshe, kujtojmë që Nora është përfshirë në një debat me menaxherin, Alesio. Ky pasi ky i fundit ka akuzuar këngëtaren që e ka vendosur në humbje në koncert madje e ka quajtur edhe jo serioze në punë.
Kjo e fundit është mohuar nga këngëtarja duke i thënë se është duke dashur të njollos karrierën e saj./SHQIP.com