Lajme

Novosti: Vuçiq ka nënshkruar urdhërin, ushtria të niset drejt kufirit me Kosovën

Aleksandar Vuçiq

Ushtria e Serbisë është vënë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake dhe është urdhëruar të lëvizë në drejtim të kufirit me Kosdovë, raportojnë mediat në Serbi.

Presidenti i Serbisë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë, shkruan Novosti.

Vuçiq vendosi të ndërmarrë këtë veprim për shkak të situatës në tri komunat veriore të Kosodvës.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë “kërkoi nga NATO që urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve”.

/Shqip.com