Novosti: Policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës brenda territorit të Serbisë
Publikuar:
(14.06.2023 14:27:01)

Mediumi i afërt me Aleksandar Vuçiq “Novosti”, shkruan se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”.
Sipas “Novosti”, për këtë ngjarje është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq.
Tutje, sipas këtij mediumi , thuhet se “me marrjen e informacionit Vuçiq ka falënderuar nikoqirët e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua për në Presidencë”.
Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet e shtetit të Kosovës.
/Shqip.com