Norwichi e realizon fitoren e parë në Premierligë

Pas tetë humbjeve dhe dy barazimeve, ndjenja e fitores është rikthyer te Norwich City.
Skuadra angleze ka triumfuar me rezultat minimal 1-2 ndaj Brentfordit, për të shënuar fitoren e parë në këtë sezonë, shkruan Shqip.com.
Goli i parë në këtë takim u realizua pas vetëm gjashtë minutave lojë, ndërsa autor ishte Mathias Normann.
Kurse, për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes Teemu Pukki, në minutën e 29-të.
Në anën tjetër për skuadrën myfasire, golin e nderit e shënoi Rico Herny.
Në këtë takim për 90 minuta u paraqit edhe sulmuesi nga Kosova, Milot Rashica, që pati një paraqitje solide.
Por, përkundër kësaj fitore, Norwichi gjendet në pozitën e 20-të, në ishull, me vetëm pesë pikë/
Deri në fund të kampioantit në Angli kanë mbetur pa u zhvilluar edhe 29 ndeshje./Shqip.com