Sport Shqiptar

Nora Gjakova fiton medaljen e artë

Tokyo 2020 Olympics - Judo - Women's 57kg - Gold medal match - Nippon Budokan - Tokyo, Japan - July 26, 2021. Nora Gjakova of Kosovo celebrates after winning gold against Sarah Leonie Cysique of France REUTERS/Annegret Hilse

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja shqiptare ia doli të triumfonte në këtë kompeticon, ndërsa pjesëmarrës janë 446 garues në total nga 61 shtete.

Nora e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, derisa fitoi me ‘ippon’ ndaj polakes Arleta Podolak, në raundin e tretë gjithashtu fitoi me ‘ippon’ ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale ajo mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me ‘ippon’.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë.

Gjakova e mposhti gjeorgjianen me Waz-ari, për t’i fituar kështu Kosovës medaljen e artë.

/Shqip.com