Rozë

Noizy u bën thirrje shqiptarëve për ta votuar Stresin

Stresi është një nga banoret e Big Brother VIP Kosova.

Ai këtë javë është në nominime përsëri, pas dënimit që ka marrë nga produksioni.

E në këtë kohë nuk ka munguar mbështetja nga miqtë e tij, e një nga ta është edhe Noizy.

Ky i fundit ka ndarë në Instastory-n e tij foton e shokut të tij së bashku me numrat e kontaktit.

Ndryshe, dyshja janë pajtuar vitin e kaluar pas një mospajtimi që ka zgjatur më vite.

/Shqip.com