Noizy mbështet Luizin pas videos në BBV
Publikuar:
(18.03.2023 21:35:40)

Luiz Ejlli është kryefjala e këtij Big Brotheri.
Të paktën kështu është lënë të nënkuptohet më mbështetjen e madhe që ka fituar nga publik, si dhe nga shumë figura më ndikim në industrinë shqiptare.
Së fundmi, reperi i njohur Noizy duke performuar në skenë këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, që pritet të lansojë së shpejti, ka publikuar edhe një video të Ejllit brenda shtëpisë duke kërcyer.
Në këtë mënyrë ai ka reaguar duke treguar mbështetjen e tij për Luizin.
Ndryshe, Luizi këtë javë është në nominim me Kristin dhe Armaldon.
/Shqip.com