Noah Okafor e ka ndarë mendjen, shumë oferta në drejtim të tij
Publikuar:
(22.02.2023 18:30:01)

Futbollisti Noah Okafor e ka ndarë mendjen dhe nuk do ta rinovojë kontratë me Salzburgun, që në verë do të detyrohet të dëgjojë ofertat për sulmuesin zviceran.
22-vjeçarit i mbetet edhe një vit kontratë dhe austriakët duhet të vendosin çmimin për të. Milani në Itali mbetet i interesuar për shërbimet e Okafor.
Paolo Maldini e ka lavdëruar publikisht sulmuesin pas ndeshjes në grupet e Championsit.
Kuqezinjtë kanë rivalë për sulmuesin, pasi edhe Leipzigun në Gjermani e tri klube angleze interesohen për ta blerë atë nga Salzburgu në momentin e hapjes së merkatos.
/Shqip.com