Nketiah do të mbes në Londër – por jo si “gunner”

Katër gola në katër ndeshjet e fundit e kanë bërë Eddie Nketiah-n të hyjë në zemrat e tifozëve të Arsenalit.
Anglezi ka pasur një rol jetik në formën e mirë që po gëzon skuadra e Artetas, që ka regjistruar maksimumin e pikëve (15) në katër duelet e fundit në Premierligë.
Megjithatë, ai pritet të largohet gjatë verës, me West Ham United të interesuar në shërbimet e tij, raporton “Goal”.

Më 30 qershor është koha kur 22 vjeçari lirohet nga “The Emirates”, duke vazhduar kështu një aventurë të re.
David Moyes është simpatizant i tij dhe “Irons” po e përcjellin situatën e tij me kontratën që ka, diçka që është e vështirë të rinovohet.
Më herët, ai ishte pjesë e Leeds në formë huazimi në vitin 2019, por që u kthye nga përvoja e tij një vjeçare Yorkshire.

Përndryshe, Arsenal janë në ndjekje të top katërshes në mënyrë që të sigurojnë një biletë për Ligën e Kampionëve, të cilën do ta siguronin matematikisht të enjten nëse e mposhtin rivalin lokal – Tottenham Hotspur. /Shqip.com