Njohja e “së bukurës” përgjatë historisë

Kohëve të fundit, shpesh flitet për “të bukurën”, shijen, apo vlerësimin estetik. Përgjatë historisë, artdashësit, kanë përfshirë qëndrimin estetik, si një gjendje të soditjes së paqëllimtë, me anë të shqisave, apo ndjenjave.
Ky qëndrim, estetik, lidhet me imagjinatën dhe intelektin e pothuajse shumë artistëve, që e konsiderojnë të bukurën si diçka shqisore.

Mirëpo, a ekziston një përkufizim universal i bukurisë?, dhe se a përjetohet bukuria e njëjtë kur shikojmë dy gjëra të ndryshme?
Definicioni i së bukurës, ka qenë temë e shumë filozofëve antik grek si tek Platoni dhe Aristoteli.
Nëse bukuria është universale, siç ka pohuar Platoni, është e arsyeshme të themi se ne nuk e njohim atë përmes shqisave.
Në të vërtetë, subjektet në fjalë janë mjaft të ndryshme dhe njihen gjithashtu në mënyra të ndryshme, përmes vështrimit, dëgjimit, dhe vëzhgimit, dhe nëse ka diçka të përbashkët midis atyre subjekteve, nuk mund të jetë ajo që dihet përmes shqisave, shkruan Revista Thoughtco.

Si pasojë e kësaj, njerëzit, gjejnë muzikë, art vizual, dhe atribute fizike të ndryshme si të bukura, pra, filozofët të bukurën e konsiderojnë si diçka e bazuar në përvojë, dhe preferenca personale.
Bukuri dhe kënaqësi
Sipas filozofëve, estetika dhe etika kryqëzohen në vete, kur bëhet fjlaë për të bukurën, sepse, nëse, nga njëra anë bukuria duket e lidhur me kënaqësinë estetike, kërkimi i të parës si një mjet për të arritur të dytën mund të çojë në hedonizëm egoist, dhe se, ky kërkim i kënaqësisë shihet si simboli tipik i dekadencës.
Nga ana tjetër, bukurinë shumë filozofë estetikë e kanë konsideruar si një vlerë, duke u bazuar në veprat e artit, dhe se sipas tyre kjo është edhe arsyeja se, pse, qeniet njerëzore vlerësojnë, artin si të tillë./Shqip.com