Teknologji

Njoftimi që shkaktoi shqetësim anë e kënd globit

Një tekst që në fillim u pretendua se u publikua nga Google, ka shqetësuar përdorues nga shumë vende të globit.

Përmes atij shkrimi, njoftohej se Google do t’i jap fund funksionimit të Gmail në vitin 2024.

“Që nga 1 gushti 2024, Gmail do të mbyllet zyrtarisht, duke shënuar fundin e shërbimit të tij. Kjo do të thotë se Gmail nuk do të mbështesë më dërgimin, marrjen ose ruajtjen e emaileve”, thuhej në postim.

Por, këto pretendime janë hedhur poshtë me anë të një postimi nga Gmail ku thuhet se “Gmail do të qëndrojë”.

/Shqip.com