Lajme

Njësia Speciale Intervenuese sërish protestojnë nesër

Njësia Speciale Intervenuese
Njësia Speciale Intervenuese

Njësia Speciale Intervenuese pritet që edhe nesër të protestojë para objektit të qeverisë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30.

Klani mëson po ashtu se gatishmëri për t’iu bashkëngjitur protestës kanë shprehur edhe njësi të tjera policore të specializuara e kufitare (NJNSH), por për shkak të mungesës së autorizimit nuk mund të protestojnë.

Por të njëjtit i kanë dhënë mbështetje njësisë elitare të policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre, dhe të njëjtën e konsiderojnë jetike për sigurinë e vendit sidomos në operacionet që ndërlidhen me veriun.

/Shqip.com