Lajme

Njeriu më i pasur në botë propozon një qasje të ngjashme si ndaj Kosovës për Krimenë dhe Donbasin

Elon Musk

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka sugjeruar një qasje të ngjashme si më Kosovën në rastin e Ukrainës.

Ai këtë deklaratë e ka bërë duke folur për krahinat ukrainase të Donbasit dhe Krimesë, ku ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter duke propozuar që të mbahet një referendum se me kë duan që të jenë këto dy territore, me Ukrainën apo Rusinë.

“Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”.

“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën?” ka shkruar Musk dhe ia ka bashkëngjitur artikullin e Britannica për Kosovën.

Ai tutje sugjeroi që votimi të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara./SHQIP.com