Sport Ndërkombëtar

Njeriu i momentit te Barcelona

Osumane Dembele

Kur topi është në këmbët e tij, qendërsulmuesit janë të gëzuar sepse do të shkruhen në listën e golashënuesve.

Osuamane Dembele apo “njeriu i shpejtësisë” është në qiellin e shtatë.

Sulmuesi francez po kalon formën më të mirë që kur ka zbarkuar në “Camp Nou” në vitin 2019 dhe këtë më së miri e dëshmojnë statistikat.

Ai po i arsyeton 105 milionët që skuadra blaugranase pagoi për të.

Ai e dhuroi edhe një paraqitje magjike, të martën kundë Celta Vigos duke e dëshmuar klasin e madh që ka.

Numri 11-të dhuroi dy asistime – për të marrë epitetin e asistuesit më të mirë në La Liga në këtë sezon. Gjithsej 13-të.

Ani pse ka shënuar vetëm një gol, krahu i djathtë i sulmit të katalunasve duket i frikshëm me të.

Këmbëshpejti duket që ka lënë prapa shpinës lëndimet e shumta që ka pasur dhe po e shijon momentin.

Asistimi i tij ndaj Celta Vigos

“Dembele është i veçantë” – tha Xavi Herandez pas ndeshjes, duke treguar edhe një herë simpatinë që ka por stilin e lojës së tij.

Por, përkundër të gjitha këtyre momenteve të bukura, 24 vjeçari nuk e ka vazhduar kontratën me Barçën dhe do jetë futbollist i lirë në merkaton e verës. /Shqip.com