Ekonomi

Njeriu i afërt me partinë në pushtet merr më së shumti pikë për anëtar të Trusti-t

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, ia propozoi Kuvendit për emërim, 5 kandidatë për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

BQK ka njoftuar se në konkursin për këto pozita, ishin pranuar 60 aplikacione.

Pesë kandidatët e përzgjedhur për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së propozohen pas përfundimit të intervistave dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme.

Emrat e kandidatëve të propozuar si dhe pikët e tyre nga intervistimi janë të paraqitura në vijim:

Emanuel Bajra (26,7 nga 30 pikë maksimale)
Shpresim Vranovci (26,0 nga 30 pikë maksimale)
Mimoza Mustafa (25,7 nga 30 pikë maksimale)
Cyril Demaria-Bengochea (20,7 nga 30 pikë maksimale)
Trim Shala (20,3 nga 30 pikë maksimale)

Si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs.

Andaj, proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen.

/Shqip.com