Sport Ndërkombëtar

Një tjetër futbollist shqiptar mund të transferohet te Mallorca pas Muriqit

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, raportohet se është në ‘radarin’ e disa klubeve spanjolle dhe italiane.

Bardhi që aktualisht është pjesë e skuadrës turke Trabzonspor pritet që gjatë këtij afati kalimtar të dimrit të ndryshojë ambient, transmeton Metro.

Siç raportohet nga mediumet turke një nga klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij është edhe Mallorca.

Pjesë e ‘Los Piratas’ siç dihet është sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Ai ka treguar performanca të shkëlqyeshme këtë edicion duke qenë një nga golashënuesit më të mirë në La Liga me tetë gola.

Për Bardhin thuhet se drejtuesit e Trabzonspor do të shqyrtojnë ofertat dhe pritshmëria e tyre është që ta shesin për tre milionë euro, aq sa paguan për transferimin e tij në verë nga Levante.

27-vjeçari në të gjitha garat me fanellën e kampionëve në fuqi të Turqisë këtë sezon ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka arritur të realizoi katër gola.

/Shqip.com