Lajme

Një shtetase e huaj ngacmohet seksualisht në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj është ngacmuar seksualisht në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari deri më tani është i panjohur.

“Prishtinë 20.07.2022 – 05:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar deri më tani i panjohur. Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit”, thuhet në raportin policor.

Rasti vazhdon të hetohet./SHQIP.com