Një shtetas i Shqipërisë arrestohet për sulm seksual në Suharekë
Publikuar:
(27.12.2023 09:47:14)

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje për sulm seksual në Suharekë.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur me 2 dhjetor.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 02.12.2023, NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Shqip.com