Një shqiptar në mesin e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Greqi
Publikuar:
(01.03.2023 12:20:56)

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.
Si pasojë 40 persona kanë gjetur vdekjen dhe 60 janë plagosur, prej të cilëve 6 ndodhen në gjendje kritike për jetën. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.
Konfirmohet se një shqiptar ishte mes pasagjerëve të trenave që u përplasën afër Larisës. Dhimitër Zonga ishte në vagonin e fundit gjatë udhëtimit.
Ai u dërgua në spitalin e Selanikut dhe aktualisht ndodhet në shtëpi.
Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave, raporton TopChanel.
/Shqip.com