Lajme

Një polic vret një person në fshatin Gushtericë e Poshtme

Foto e ilustruar

Një person ka gjetur vdekjen në fshatin Gushtericë e Poshtme.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në një prononcim për Shqip.com

Nga Policia e Kosovës thonë se rreth orës 15:00 kanë pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gushtericë e Poshtme.

Po ashtu është bërë e ditur se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Gjithashtu është bërë e ditur se personi i dyshuar që ka kryer vrasjen është zyrtar policor

‘’Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin’’ thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Shqip.com./Shqip.com