Lajme

Një pjesë e lagjes “Mati” në Prishtinë mbetet pa ujë të pijshëm

Ilustrim.

Disa objekte në lagjen “Mati”, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, kanë mbetur pa ujë të pijshëm, përcjell Shqip.com.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në sanimin e problemit që nga mëngjesi.

“Punimet teknike të ditës së sotme, në sanimin e linjës së ngrirë në Lagjen Mati, rruga Muharrem Fejza, ka bërë që objektet që janë në këtë zonë të mbesin pa furnizim me ujë. Ekipet janë duke punuar nga mëngjesi, mirëpo si pasojë që linja është ngrirë nga temperaturat e ulëta, shkak i një ndërtuesi që ka zbuluar linjën dhe e ka lënë të ekspozuar ndaj temperaturave te jashtme, jemi detyruar te ndërpresim ujin, për t’i hapur rrugë ndërhyrjes nga ekipet tona”, njofton ndër tjerash KRU “Prishtina”.

Sipas njoftimit, në varësi të objektit furnizimi me ujë të pijshëm mund të vonohet edhe më shumë sa që është paraparë.

Rasti në fjalë mbyllet për 1 orë, ku edhe do rikthehet furnizimi. Në varësi të objektit dhe katit ku gjendeni mund të vonohet furnizimi edhe më shumë. Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje pa ujë kanë mbetur edhe objektet në rrugën ‘Holgen Petersen’, ‘Malush Kosova’ dhe disa objekte në rrugën ‘B’”, thuhet në njoftim./SHQIP.com