Një person vdes si pasojë e vetaksidentit në Gjakovë
Publikuar:
(21.08.2021 22:34:32)

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Hereq të Gjakovës.
Po ashtu edhe pesë persona tjerë janë lënduar.
Lajmi për Gazetën Online Shqip.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj.
“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Gjurkaj.
Nuk dihet ende për gjendjen e personave të lënduar nga ky vetaksident. /Shqip.com