Lajme

Një person vdes në QKUK, u aksidentua një javë më parë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Një person i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditë më parë, ka ndërruar jetë, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku u tha se aksidenti kishte ndodhur më datë 27 qershor në Prishtinë, ndërsa viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë lëndimeve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull Kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com