Lajme

Një person i plagosur në qendër të Prishtinës

Një person është plagosur me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.

Një person është arrestuar si dhe i është sekustruar edhe arma e zjarrit. 

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes ndërsa në foton të cilin e ka siguruar Shqip.com shihet një veturë brenda perimerit e cila ka logon e një taksie.

“I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka thënë se ka nisur hetimin për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin./Shqip.com