Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites së djeshme në Prizren, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prizren 08.07.2021 – 14:44. Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në  vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Shqip.com