Një person arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë
Publikuar:
(23.11.2022 08:51:14)

Një burrë është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë
Sipas Policisë së Kosovës, i arratisuri ishte liruar për një pushim dy-ditorë dhe më pas nuk ishte paraqitur fare në QK.
“Është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte liruar për pushim dy-ditorë nga QK-Smrekonicë, por i njëjti nuk është paraqitur më fare”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, PK-ja ka njoftuar se i dyshuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale “Grabitje”.
/Shqip.com