Lajme Ballkan

Një muaj paraburgim për ish-policin serb Dejan Pantiq, i dyshuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, Pantiq është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe.

Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Në anën tjetër, Avokati ka thënë se seanca është mbajtur me video-link dhe se Pantiqin nuk e ka parë drejtpërdrejt.

Ai shton se kërkesa e prokurorit për masën e paraburgimit prej një muaji për të arrestuarin Pantiq është në kundërshtim me ligjin sepse nuk ka pasur shpjegim për vetë masën.

/Shqip.com