Një mijë e 115 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në spitale

Një mijë e 115 pacientë pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe në Spitalet e Përgjithshme.
Përmes një njoftimit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se një mijë e 38 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 83 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Vetëm në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 431 pacientë me COVID-19, nga të cilët 368 janë me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19: Klinika Infektive, 117 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Kurse, në spitalet e përgjithshme janë marrë trajtim mjekësor 684 pacientë me COVID-19, 670 nga të cilët janë me oksigjeno-terapi./Shqip.com