Një lokal në Tiranë po ofron pije falas për fansat e Luiz Ejllit
Publikuar:
(21.01.2023 17:07:56)

Lizi Ejlli ka arritur që të krijojë famë të madhe.
Ai është një nga banorët më të komentuar dhe përball ti duket se nuk po ia del asnjë.
Mbështetja për të është rritur shumë dhe një lokal në Tiranë ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë fansat e Luizit.
Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.
/Shqip.com