Një lokal në Prishtinë përfshihet nga zjarri
Publikuar:
(18.09.2022 12:36:26)

Një lokal në qytetin e Prishtinës është përfshirë nga zjarri.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-të orësh të Policisë së Kosovës.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë lokali i tyre i përbashkët. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.
Rasti raportohet se ka ndodhur gjatë orës 12:40 minuta në lagjen Dardania./Shqip.com