Një kosovar mbytet në Shëngjin
Publikuar:
(31.08.2021 19:32:15)

Një pushues nga Kosova dyshohet se është mbytur në bregdetin shqiptar, konkretisht në Shëngjin, transmeton Shqip.com.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Lezhës, të cilët njoftuan se rasti ka ndodhur rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit.
Viktima thuhet të jetë i moshës 76 vjeç.
“Policia e Lezhës njoftoi se rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë, dyshohet se është mbytur në det shtetasi J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë”, raporton TCh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Shqip.com