Një kontigjent i FSK-së kryen “me sukses” ushtrimin fushor në bazën amerikane në Gjermani
Publikuar:
(18.02.2024 14:46:17)
Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”.
“Kontigjenti i FSK-së, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33″ dhe janë kthyer në Kosovë”, njoftoi FSK.
Ushtrimi Fushor “KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani (JMRC-Hohenfels).
“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, njofton FSK.
/Shqip.com