Lajme

Një këmbësor goditet nga automjeti në Fushë-Kosovë

Një këmbësor është goditur nga një automjet në Fushë Kosovë. Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:40.

Rreth orës 16:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti

/Shqip.com