Lajme

Një kamera sigurie zbuloi vrasësin e Ardian Nikulajt

Në një moment Ruben Saraiva hoqi maskën nga fytyra pas krimit, pakujdesia e tij ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes.

28-vjeçari Portugez Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin, u zbulua përmes një kamera sigurie.

Referuar dosjes hetimore rezulton se i riu portugez gjatë largimit pas kryerjes së krimit, në një moment nuk është treguar i kujdesshëm dhe ka hequr maskën që mbante në fytyre.

Ky veprim i tij gjatë kohës që po merrte motorrn për t’u larguar është fokusuar nga një kamera sigurie, duke ndihmuar policinë dhe Prokurorinë e Lezhës në zbulimin e autorit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tjerë.

Autorësia e krimit është dokumentuar edhe me prova të tjera ligjore nga Prokuroria e Lezhës, të cilët iu përcollën autoriteteve marokene duke i bindur ata për ekstradimin e shtetasit Ruben Saraiva.

Pas rivlersimit të mases së sigurisë me 2-janar në Gjykatën e Lezhës e cila e la në burg pa afat, dosja hetimore me provat që e implikojnë në vrasje pritet t’i vihet në dispozicion 28-vjeçarit, i cili deri më tani pretendon se nuk ka lidhje me krimin.

Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia me dyshimin si porositës i krimit.

Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

/Shqip.com