Një i vdekur nga COVID-19 të enjten në Kosovë
Publikuar:
(20.04.2023 14:17:15)

Një person ka vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga testimi i 72 mostrave, katër prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona.
Sipas njoftimit, numri i të hospitalizuarve është shtatë, ndërsa janë gjithsej 36 raste aktive.

/Shqip.com